Gërryente gjatë natës inerte në shtratin e lumit Mat, arrestohet 32-vjeçari

Gërryente gjatë natës inerte në shtratin e lumit Mat, arrestohet 32-vjeçari

Një i ri i cili gërryente gjatë natës me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve, është vënë në pranga.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të krimeve mjedisore, pranë lumit Mat, kanë organizuar menjëherë punën për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të tij.

Nga kontrollet e zhvilluara edhe gjatë natës, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi R. N., 32 vjeç, banues në Lezhë, i cili po gërryente me mjete të rënda kamionë dhe ekskavatorë, shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e inerteve, në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy kamionë dhe një ekskavator që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Aktualisht vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Gjithashtu, kontrollet vijojnë në zonën bregdetare, në zonat e mbrojtura si dhe në çdo terren të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy