Tre të rinj shqiptarë u arrestuan në Volos të Greqisë, pasi në banesat e tyre u gjet një sasi kanabisi dhe heroine.
Gjatë operacionit, policia greke vuri në pranga edhe dy shtetas grekë, të cilët ishin pjesë e rrjetit. Sipas mediave greke, droga sigurohej nga shqiptarët dhe më pas shitej.
Gjatë kontrollit në banesat e personave që u arrestuan u gjet marijuanë dhe heroinë.
Sipas policisë greke, “truri” i këtij grupi ishin tre të rinjtë shqiptarë të moshës 27, 26 dhe 22 vjeç.



