Tregtarët në Tiranë pohojnë se është dyfishuar çmimi i druve për ngrohje, ndonëse për shkak të krizës së çmimeve ka rënë ndjeshëm kërkesa për to.
Aktualisht një metër kub dru kap vlerën e 8 mijë e 500 lekëve, ndërkohë që qytetarët thonë se kjo shifër për ta është e papërballueshme.



