Emrat/ Operacioni ‘Rrjeti’ kap dhe dy persona të tjerë, shkon 54 numri i të arrestuarve

Emrat/ Operacioni ‘Rrjeti’ kap dhe dy persona të tjerë, shkon 54 numri i të arrestuarve

Shkon 54 numri i shtetasve të vënë në pranga si rezultat i megaoperacionit ‘Rrjeti’ në Elbasan. Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe ato të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në të gjithë qarkun, për të kapur dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”. Si rezultat, u ndaluan shtetasit Migel Balla, 35 vjeç dhe Migen Kuçaj, 34 vjeç, të dy banues në Elbasan. Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Të dy këta shtetas akuzohen se janë pjesëtarë të një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, veprimtari kriminale e cila u godit nga Policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”. Për këtë megaoperacion janë vënë në pranga 54 shtetas në total, si dhe janë sekuestruar sasi dhe doza të drogave të ndryshme, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash në valuta të ndryshme. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy