Dhunon dhe kërcënon me thikë të birin, pranga 47-vjeçarit në Vlorë

Dhunon dhe kërcënon me thikë të birin, pranga 47-vjeçarit në Vlorë

Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje kriminale në një familje, duke arrestuar një 47-vjeçar i cili ka dhunuar dhe kërcënuar me thikë djalin e tij.

Pas njoftimit se në lagjen “Pavarësia” Vlorë, një skenë dhune po zhvillohej në banesën e A.B, policia mbërriti dhe arrestoi 47-vjeçarin duke ndaluar krimin e mundshëm në familjen vlonjate.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “Pavarësia”, në ambientet e banesës, shtetasi A. B. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (thikë) djalin e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe shoqërimin e shtetasit A.B. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy