Policia e Korçës ka arrestuar një 46-vjeçar me iniciale M.F pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 46 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.



