Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për veprën penale ‘Dhuna në familje’.
Mësohet se shtetasi me iniciale A.S. 30 vjeç dhe D.K., 37 vjeç kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tyre.
Tashmë, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A.S., 30 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij,shtetasit F.A.
D.K., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij,shtetasit K.K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.



