Eshtrat e Qazim Mulletit kthehen nga Roma në Tiranë, rivarrimi më 28 gusht

Eshtrat e Qazim Mulletit kthehen nga Roma në Tiranë, rivarrimi më 28 gusht

Shoqata ‘Tirona Intellectum’ njofton se eshtrat e ish prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit do të kthehen në Shqipëri.

Myftiu Lauren Luli, përmes një postimi në rrjete sociale bën të ditur se ceremonia e rivarrimit të tij do të mbahet në 28 gusht në Shish-Tufinë.

Të dashur motra dhe vëllezër të komunitetit tirons Qazim Mulleti do të prehet më në fund në dheun që e lindi dhe rriti, në Tiranë. Qyteti për të cilin dha gjithë kontributin e tij intelektual e shoqëror deri kur hijet e regjimit komunist e detyruan të largohet nga vendi, do të mirëpresë të hënën, më 28 gusht 2023, eshtrat e birit të vet, ish prefektit e intelektualit të shquar Qazim Mulleti.

Në orën 13:00 të ditës së hënë në xhaminë e “Kokonozit”, Pazari i Ri do të falet namazi i xhenazes së të ndjerit. Është një privilegj për mua që të jem në faljen e namazit të xhenazes së Qazim Mulletit. Më vjen mirë që familjarët dhe shoqatat tiranase arritën realizojnë amanetin e kthimit të eshtrave të Qazimit në Tiranë.

Shoqata ‘Tirona Intellectum’, vlerëson se kthimi i eshtrave në atdhe është jo vetëm akt human por edhe një detyrim human për ti dhenë vendin e merituar në atdhe.

Lajm i shumë-prit për komunitetin tironas: më në fund eshtrat e Qazim Mulletit kthehen në atdhe! Ish Prefekti i Tironës, te cilin regjimi komunist e përbalti aq shume dhe i persekutoi egërsisht familjen, me ne fund do prehet ne Tironen e tij te dashur! Kthimi i eshtrave në atdhe është jo vetëm nje akt human për një njeri që prej dekadash nuk kishte një varr (10 vjet pas vitit 1956 kur vdiq në Itali, eshtrat i tij dergjeshin në magazinën e nje varreze te një qytezë në periferi të Romës), por edhe një detyrim moral për ti dhënë vendin e nderum dhe sic i takon, këtij tironasi të shquar dhe të mirë! Nderim për te gjithë ata qe kontribuuan ne realizimin e këtij misioni fisnik! Shoqata “Tirona Intellectum” është krenare për kontributin e dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e figurës së Qazim Mulletit, si një figurë e shquar patriotike, intelektuale dhe politike e komunitetit tironas, përfshi prononcimin dhe sensibilizimin e opinionit publik, mediave dhe politikës për skandalin e komedisë “Prefekti” dy vjet më parë, si rezultat i së cilës Teatri Kombëtar pezulloi shfaqjen! Mirë se vjen në Tironën që e deshe aq shumë Qazim Mulleti, te qofte i lehte dheu i vendit tënd!

Qazim Mulleti lindi në lagjen “Sulejman Pasha” në Tiranë, më 20 dhjetor 1893, vdiq më 28 gusht 1956 Vicolo delle Grotte Romë.

Ka qenë prefekt i Tiranës gjatë pushtimit fashist. Studimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe së fundmi kreu studimet e larta në kolegjin perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit, me medalje ari.

Ai ishte poliglot. Dinte turqisht, osmanishte, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo-kroatisht dhe greqisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy