
Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 19 persona si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të enjten.
Sipas raportit të përditshëm, në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 703 raste pozitive nga 10.851 mostra të personave të dyshuar me covid.
Ndërkohë sot regjistruar 2.255 qytetarë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 20.652.



