Kërkon uljen e dënimit/ Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Saimir Tahirit

Kërkon uljen e dënimit/ Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Saimir Tahirit

Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka shtyrë seancën ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Shkak është bërë mos paraqitja e avokatit Maksim Haxhia, i cili ndodhet në një tjetër seancë në Gjykatën e Apelit në Durrës.

Ende nuk është vendosur data për mbajtjen e seancës së radhës.

 

09:30 Saimir Tahiri në Gjykatën e Elbasanit, ish-ministri i Brendshëm kërkon uljen e dënimit

Ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkon në Gjykatën e Elbasanit që t’i njihet koha gjatë të cilës ai ka shlyer një pjesë të dënimit të dhënë më 19 shtator të 2019.

Bëhet fjalë për dënimin e parë, ku ish-ministri u dënua me 3 vite e 4 muaj shërbim prove. Tahiri pretendon se ka shlyer pjesën më të madhe të këtij dënimi.

Nëse Gjykata e Elbasanit ia pranon këtë kërkesë, atij do i ulet dënimi me të paktën 1 vit e gjysme, nga 3.4 vite që është dënuar. Për shkak të uljes së dënimi, Tahiri po vuan dënimin me 3 vite e 4 muaj burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy