Plagosi me kosore një person për motive të dobëta, arrestohet 46-vjeçari në Krujë

Plagosi me kosore një person për motive të dobëta, arrestohet 46-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka arrestuar një 46-vjeçar me iniciale B. K pasi ka goditur me thikë nnjë 39-vjeçar për motive të dobëta.

Bëhet me dije se i plagosuri po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Krujë

Goditi me mjet të mprehtë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 46-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Krujë, pasi në këtë fshat, ka goditur me mjet të mprehtë (kosore), për motive të dobëta, shtetasin E. L.(K.), 39 vjeç, banues në Arrameras, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Policia e ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë me të cilin dyshohet se është goditur 39-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy