
Policia e Krujës ka vënë në pranga 31 vjeçarin me iniciale F. M., I cili akuzohet për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Po ashtu bëhet me dije se policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 22-vjeçarin A. D.,pasi ka aksidentuar një motomjet dhe ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Njoftimi i plotë: Durrës
Vihen në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. M., 31 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Krujë, i shpallur në kërkim për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", shtetasit:
A. D., 22 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin Sh. E., 49 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Sh. E., 49 vjeç, për të njëjtat vepra penale;
I. M., 36 vjeç dhe E. L., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Polcisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



