
Policia e Durrësit ka arritur të zbardhë ngjarjen e djegies së qëllimshme të dy automjeteve, duke vënë në pranga dy të rinj dhe shpallur në kërkim një tjetër person.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, nisën hetimet pas marrjes së informacioneve për djegien e një automjeti dhe dëmtimin e pjesshëm të një tjetri, më 23 shtator në lagjen nr. 13 të Durrësit.
Në kuadër të hetimeve, u arrestuan shtetasit Albjon Golemi dhe Ertin Hoxha, të dy 18 vjeç dhe banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi Eridjon Rubener, 32 vjeç.
Ndërkohë, një i mitur, shtetasi A. Gj., është proceduar penalisht në gjendje të lirë për përfshirjen e tij në këtë ngjarje.



