Transportonin katër emigrantë të paligjshëm në Korçë/ Arrestohen katër të rinj nga Kosova

Transportonin katër emigrantë të paligjshëm në Korçë/ Arrestohen katër të rinj nga Kosova

Policia e Korçës ka njoftuar arrestimin e katër të rinjve nga Kosova me dyshime për transportim emigrantësh të paligjshëm.

Arrestimi i tyre u bë i mundur pasi u lokalizuan nga policia në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” në Qafë Plloçë, në tentativë për të kaluar kufirin katër emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë;

-F. Xh., 29 vjeçe, banuese në Prizren, Kosovë;

-G. V., 25 vjeç, banues në Obiliq, Kosovë;

-I. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për disa shtetas që do të transportonin kundrejt pagesës, emigrantë të paligjshëm, për të kaluar ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në Qafë Plloçë, bënë të mundur lokalizimin e automjetit tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin B. B. dhe pasagjere shtetasen F. Xh., si dhe 2 automjeteve të tjera tip "Audi Q5", me drejtues shtetasit G. V. dhe I. A.

Sapo kanë konstatuar se ishin në ndjekje nga Policia, shtetasit I. A. dhe G. V. janë larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar. Për të shmangur përgjegjësinë ligjore, ata kanë zbritur nga automjetet e tyre 4 emigrantët të cilëve iu kishin premtuar transportimin drejt BE-së, kundrejt fitimit.

Shtetasi G. V., gjatë ndjekjes nga Policia, ka kryer manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, por më pas është kapur dhe neutralizuar.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se shtetasi B. B. dhe shtetasja F. Xh. qarkullonin me automjetin tip "Volkswagen", përpara 2 automjeteve të tjera, me qëllim që të kontrollonin rrugën dhe të sinjalizonin shtetasit G. V. dhe I. A., për prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit B. B. iu gjet një sasi e vogël e lëndës e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 4 aparate celulare, një shumë parash dhe dokumentet e identifikimit të emigrantëve.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy