Gjykata e Fierit ka vendosur “Shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik” për 42-vjeçarin Altjon Sulejmanaj.
Sulejmanaj, doli ditën e sotme para Gjykatës së Fierit.
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, ka filluar seanca gjyqësore ndaj 42- vjecarit, Altjon Sulejmanaj, i arrestuar dy ditë më parë pasi tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, Shaqir dhe Selfixhe Sulejmanaj, duke i vënë zjarrin banesës ku ata jetonin në katin e tretë të një pallati 4- katësh në lagjen “15 Tetori” në Fier.
Mbi autorin rëndojnë tre vepra penale: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare“, mbetur në tentativê, “ Dhuna në familje”, dhe “ Shkatërrimi i pronës me zjarr”. 42- vjecari do të dalë para trupit gjykyes i përbërë nga gjyqtare Miranda Naka dhe avokati mbrojtës Ervis Hajdërmataj, për tu njohur me masën e sigurisë.
Sulejmanaj nuk është një figurë e panjohur pêr uniformat blu të Fierit, pasi dy vite më parë ka tentuar të djegë një lokal në zonë duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Autori vuan nga probleme të shëndetit mendor ndaj nuk dihet nëse ky është një detaj që do të merret në konsideratë nga togat e zeza.



