Përfshihet nga flakët makina në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, shpëton shoferi

Përfshihet nga flakët makina në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, shpëton shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan teksa ka qenë në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, ku mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin me inicialet A.S., 47 vjeç, banues në Librazhd, në ecje e sipër ka marrë flakë.

Për pasojë mjeti është djegur plotësisht, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz përveçse atyre materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy