
4o-vjeçari me inicialet D. B., ka ndërruar jetë pas asidentit të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Sauk-TEG, në Tiranë. Policia thotë se ai u plagos rëndë, dhe si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Tre makina u përplasën me njëra-tjetrën, ndërsa 40-vjeçari ishte një nga të plagosurit rëndë. Po ashtu, të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, të cilët mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



