Goditja e VIP-ave të kokainës/ Bregu: 6 ton drogë nuk ka lidhje me tregun e Shqipërisë por me Britaninë e Madhe

Goditja e VIP-ave të kokainës/ Bregu: 6 ton drogë nuk ka lidhje me tregun e Shqipërisë por me Britaninë e Madhe

Në kuadër të operacionit të fundit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës, u zbulua se ky grup, i cili ishte aktiv nga viti 2020 deri në vitin 2021, ka qenë përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt Bashkimit Evropian dhe, më së shumti, drejt Britanisë së Madhe.

Gazetari Sokol Bregu, duke komentuar zhvillimet, theksoi për "MCN Lajme" se arrestimi i 6 personave të përfshirë në këtë grup kriminal erdhi si pasojë e përplasjes midis një të penduari dhe një të akuzuari. 

Ky rast është një reflektim i një ndodhi që ka shpërthyer brenda një procesi gjyqësor. 

Deri në këtë moment, Prokuroria Speciale ka pasur në dispozicion qindra dhe mijëra fashikuj që lidhen me shqiptarët dhe trafikimin e drogës. 

Megjithatë, komunikimi mes hetuesve dhe kodeve të përdorura në sistemin SKY ECC ka qenë një barrierë, duke e bërë të vështirë identifikimin e lidhjeve të plota të grupit. 

Për Bregun, çështja që lidhet me Shqipërinë nuk ka të bëjë me konsumimin e drogës brenda vendit, por me rolin e Shqipërisë si një qendër lidhëse për rrugët e trafikut ndërkombëtar. 

Jo, kjo drogë nuk ka lidhje fare me tregun shqiptar. Shqipëria mund të jetë një pikë lidhëse për ata që janë të përfshirë në këtë trafik, por jo konsumues. Drogën e konsumojnë kryesisht në Britaninë e Madhe.

Në këtë operacion, janë përfshirë gjithsej 16 persona, ndër të cilët 6 janë arrestuar, përfshirë edhe zyrtarë të tjerë që dyshohet të kenë pasur lidhje me grupin. 

Përmendim kwtu emrin e Erion Alibeaj, një nga të akuzuarit, i cili ka pasur lidhje me trafikimin e drogës drejt Britanisë së Madhe dhe kjo është e njëjta rrugë që përdoret nga organizatat më të mëdha të krimit të organizuar.

Disa nga ngjarjet që kanë çuar në goditjen e këtij grupi janë të lidhura me intriga dhe konflikte të brendshme, përfshirë një incident që ndodhi në Britani të Madhe, ku humbën 50 kg kokainë. 

Një nga të arrestuarit kishte inskenuar një rrahje të tij për të mashtruar trafikantët britanikë dhe për të krijuar një rrëfim të rremë, që çoi në vrasjen e vëllait të Erion Alibeaj. Ky incident është pjesë e një kompleksi të madh konflikti mes grupeve të trafikut.

Për Bregun, goditja e këtij grupi është një dëshmi e forcës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër trafikimit të drogës, veçanërisht në rastet që lidhen me Britaninë e Madhe, një treg kryesor i drogës që kalon përmes Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera evropiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy