Aksidentohet nga kamioni i firmës së mermerit, humb jetën punonjësi turk në Skrapar

Aksidentohet nga kamioni i firmës së mermerit, humb jetën punonjësi turk në Skrapar

Një shtetas turk i cili punonte në një firmë mermeri në Skrapar, ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës, i zënë poshtë nga një çisternë uji, që transportohej nga një kamion. Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, me detyrë shofer kamioni, pranë një firme të përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje, Skrapar. Gjithçka pasi mbrëmjen e djeshme duke transportuar uji me një çisterno të cilën e kishte vendosur në karrocerinë e kamionit që drejtonte, çisterna ka rrëshqitur nga karroceria dhe ka përplasur shtetasin O.A., 60 vjeç, shtetas tur), i cili ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy