Dëmtuan posterat e subjektit politik, procedohen penalisht dy persona në Kukës

Dëmtuan posterat e subjektit politik, procedohen penalisht dy persona në Kukës

Policia ka identifikuar dhe proceduar penalisht dy persona që dëmtuan dy postera të një partie në qytetin e Kukësit.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Dëmtuan 2 postera të një subjekti politik, Policia identifikon dhe procedon penalisht 2 autorët e dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, pasi kanë marrë njoftim se rreth orës 12:00, në qytetin e Kukësit, shtetas të paidentifikuar kishin  dëmtuar 2 postera të një subjekti politik, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Falë informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës proceduan penalisht shtetasit R. D., dhe S. C., të dy banues në Kukës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy