Sekuestrohen 22 mijë paund të padeklaruara në Rinas

Sekuestrohen 22 mijë paund të padeklaruara në Rinas

Policia në Rinas sekuestroi sot një sasi prej 22 mijë Paund të padeklaruara.

Sipas policisë poseduesi i tyre i kishte fshehur në valixhe, por edhe në trup.

Ndaj shtetasit me inicialet D.T. ka nisur hetimi për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 22.000 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të strukturave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Ëizz Air me intenerar Luton – Rinas, konstatuan se shtetasi me inicialet D.T. në valixhe dhe trup kishte të padeklaruara një sasi prej 22.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

Sezoni turistik rrit dhe numrin e hyrje-daljeve në vendin tonë. Kjo bën që dhe strukturat tona të rrisin edhe më tepër kontrollet, sidomos në aeroportin e Rinasit.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kapin sasi valute cash të padeklaruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy