Gazetari Xhevair Zhabina deklaroi në studion e MCN Live pista kryesore që ka policia për vrasjen në Rrëshen ku mbeti i vrarë Martin Bardhi është hakmarrje dhe se kjo ngjarje është në vazhdën e një sage që nuk do të ndalojë. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Zhabina tha se të gjithë e dinë se kush e ka kryer vrasjen, por që policinë e step lidhja e ngjarjeve të mëparshme me provat.
Pista e vetme dhe kryesore që ka policia është hakmarrja. Të gjitha vrasjet që kanë ndodhur në vitet e fundit në Rrëshen janë pjesë e konflikteve mes fiseve në qytet. Nuk mendoj se ka ndonjë çudi të madh në hetimin që bën policia. Të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur, të gjithë e dinë se kush e ka kryer. Ajo që e step policinë është lidhja e ngjarjeve me provat.
Kjo ngjarje është na vazhdën e disa ngjarjeve ndër vite. Nuk mendoj se do të ndalojë. Nuk mendoj se policia mund t’i ndalojë të gjitha ngjarje dhe persona të tillë që organizohen në këtë mënyrë në një qytet kaq të vogël, ku bulevardi nuk është më shumë e 1 km dhe autorët arrijnë të largohen dhe nuk lënë asnjë provë.
Nga informacionet që vijnë nga grupi hetimor kanë qenë dy qitës.



