Ekzekutimi i mafioz në mbikalimin e Sukthit, policia shoqëron 12 persona

Ekzekutimi i mafioz në mbikalimin e Sukthit, policia shoqëron 12 persona

Policia e Durrësit ka shoqëruar 12 persona në lidhje me atentatin mafioz të ndodhur gjatë ditës së sotme në mbikalimin e Sukthit, në Durrës.

Nga breshëria e olumbave të kallashnikovit mbetën të vrarë Ervin Dalipaj, ish-shef i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, dhe miku i tij, 27-vjeçari Juxhin Dauti. 

Të dy udhëtonin në një makinë "Audi A8" të drejtuar nga Dalipaj, kur janë ndjekur nga një tjetër automjet i zi, me dy persona. Me shpejtësi marramendëse, pas ndjekjes, makina e autorëve ka lëshuar breshëri ndaj automjetit të Dalipajt, duke i lënë të dy të vdekur në vend.

“Grupi hetimor vijon hetimet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thotë Policia e Durrësit, teksa shton se “nga ana e uniformave blu janë shoqëruar 12 persona, me qëllim zbardhjen dhe zbulimin e plotë të ngjarjes”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy