Serë me kanabis në banesë, në kërkim 3 persona, pranga kryeplakut të fshatit dhe elektricistit

Serë me kanabis në banesë, në kërkim 3 persona, pranga kryeplakut të fshatit dhe elektricistit

Në kuadër të parandalimit të kultivimit të lëndeve narkotike, policia e Vlorës ka shpallur në kërkim tre persona dhe ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit dhe një punonjës i OSHEE për shpërdorim detyre.

Si rezultat i operacionit “Çairet” u bë shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, shtetasve Fatbardh Kapllanaj, 45 vjeç, Engjëllush Kapllanaj, 22 vjeç dhe Klajdi Kapllanaj, 20 vjeç, banues të tre në fshatin Kaninë. 

Shpallja në kërkim e tyre u bë pasi, në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit Fatbardh Kapllanaj, u gjetën dhe u sekuestrua 210 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient pranë banesës së këtij shtetasi, e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë, si dhe një sasi prej 52 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, në proces tharje.

Në vijim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit, Andon Todi, 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Kaninë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit" dhe Gramos Islamaj, 51 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". Të dy këta shtetas, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”, “Vjedhje e energjisë elektrike”, "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy