Fier, 60-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në kasolle

Fier, 60-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në kasolle

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një person i ka dhënë fund jetës në fshatin Hamil.

Policia bën me dije se 60-vjeçari R.H., është gjetur i vetëvarur dje, rreth orës 13:35 në kasollen pranë banesës.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja e 60-vjeçarit është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.

Eksperti mjeko-ligjor gjatë këqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.

Për rastin në fjalë, materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy