Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në bregdetin e Jalës në Himarë, ku një turiste 32-vjeçare ka ndërruar jetë papritur pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore në ambientet e hotelit ku po qëndronte.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja është regjistruar rreth orës 18:40. Shtetasja me iniciale I. R., e lindur në Londër, ka kërkuar ndihmë urgjente pranë recepsionit të hotelit pasi nuk ndihej mirë.
Stafi i hotelit ka reaguar menjëherë duke e transportuar me shpejtësi drejt Qendrës Shëndetësore më të afërt, por pavarësisht ndihmës mjekësore, e reja nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur kryerjen e veprimeve procedurale dhe po vijon verifikimet e nevojshme për të përcaktuar në mënyrë të plotë shkakun e vdekjes së 32-vjeçares.



