Itali, pranga shqiptarit dhe rumunes, u kapën në banesë me kokainë dhe euro

Itali, pranga shqiptarit dhe rumunes, u kapën në banesë me kokainë dhe euro

Policia italiane vazhdon arrestimin e shtetasve shqiptarë të cilët janë pjesë e grupit të trafikut të drogës.

Kësaj here së bashku me një shqiptar në prangat e policisë ka përfunduar edhe një rumune, pasi në banesën e tyre u gjet drogë.

Pasditen e sotme, gjatë një aksioni të karabiniereëve të Ternit, u kapën në flagrancë 30-vjeçari shqiptar V.D. dhe 28-vjeçarja rumune D.C.

Në operacionin e bërë në shtëpinë e tyre, u gjetën 67 gramë kokainë të ndarë në doza. Mediat italiane nuk bëjnë të ditur lidhjen e shqiptarit me rumunen.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe mjet prerës për drogën si dhe 2 mijë euro para cash të fituara nga shitja e kokainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy