Gazetari Xhevair Zhabina tritolin e hedhur ndaj dyqanit të internetit të MCN, e sheh si përcjellje mesazhi, në vazhdën e kërcënimeve dhe shantazheve ndaj MCN TV dhe drejtuesit të saj Endri Meksi.
Duke folur për “MCN Live”, ai u shpreh se është rritur dhe përshkallëzuar niveli i kërcënimit.
Janë kryer disa veprime hetimore që kanë të bëjnë me kamerat e sigurisë dhe dëshmi të ndryshme dhe nuk kemi një pistë konkrete se çfarë po ndodh dhe çfarë po ndjek prokuroria Tiranë. Ky është një sulm në vazhdën e sulmeve ndaj MCN TV dhe drejtorit të saj Endri Meksi.
Ky është më i dukshëm si sulm se kemi të bëjmë me vendosjen e një sasie tritoli në dyqanin që ai drejton. Dhe ky është një mesazh i dërguar, pas shantazheve dhe kërcënimeve. Tani është rritur niveli i kërcënimit se nga dukja e personave që kanë dashur ndoshta ta sulmojnë zotin Meksi, kemi të bëjmë me vendosjen e një sasie tritoli.
Ky është një mesazh, por nuk di nëse ka ardhur te zoti Meksi, se ai dje tha se ndoshta nuk ka ardhur. Uroj të ketë një zbardhje të shpejtë të tritolit. Hetimet zgjasin prej 40 ditësh, janë me hapin e breshkës. Edhe kjo çështje mendoj se do jetë relativisht e vështirë të zbardhet në kohë, për shkak të personave të përfshirë dhe dinamikave.
Reagimi ka ardhur duke u agravuar, i përshkallëzuar. Erdhën në ambientet e televizionit me shkop bejsbolli. Pastaj erdhën me një makinë të ngjashme si e para, po në ambientet e televizionit, ku ardhja e dytë solli dhe reagimin e parë të zotit Meksi.
Ndërkohë rasti i fundit te dyqani i tij, pikërisht në ditën e medias. Dhuna ka ardhur në përshkallëzim, mund të jetë diçka më e dhunshme se kaq. Ndaj i takon policisë dhe prokurorisë që ta zbardhin sa më parë. Se dhe zoti Meksi ka kërkuar që të hetohet dhe zbardhet e vërteta sa më parë.



