I dehur në timon tenton të vrasë me makinë komshiun e tij, pranga të riut në Durrës

I dehur në timon tenton të vrasë me makinë komshiun e tij, pranga të riut në Durrës

Një i ri në Durrës i cili i dehur në timon tentoi të vriste me makinë komshiun e tij, duke e lënë të plagosur, është vënë në prangat e policisë.

I arrestuari është Benard Shkajoti, 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në fshatin Perlat, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, fyerje dhe ofendime, 32-vjeçari tentoi të vriste me automjetin që drejtonte, komshiun e tij, shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në Sukth. 

Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime  dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe shërbimet e  Policisë Rrugore i kryen testin e alkoolit, ku rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me masën 0.92 mg/l.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy