Përplasen dy makina në Fier-Vlorë, 3 të plagosur

Përplasen dy makina në Fier-Vlorë, 3 të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Mifol, ku janë përfshirë dy automjete, një fuoristradë dhe një makinë e vogël.

 

Sipas informacioneve paraprake, mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht. 

 

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për trajtim mjekësor.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë siguruar qarkullimin dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy