Policia e Sarandës ka njoftuar se sot, rreth orës 10:40, në vendin e quajtur "Shkallë" në Konispol, ka ndodhur një aksident i rëndë mes dy motomjetesh.
Shtetasi K. A., rreth 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me motomjetin tjetër, me drejtues shtetasin U. Ç., 74 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi U. Ç. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa K. A. ka marrë dëmtime dhe është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë tragjedi.



