Lëvizte me pistoletë dhe në gjendje të dehur, arrestohet 75-vjeçari

Lëvizte me pistoletë dhe në gjendje të dehur, arrestohet 75-vjeçari

Një 75-vjeçar i cili ishte i armatosur dhe në gjendje të dehur është arrestuar në Lushnjë, teksa lëvizte në sheshin kryesor të qytetit. Në njoftimin e Policisë thuhet: “Lëvizte në sheshin e Bashkisë Lushnjë, i armatosur me armë zjarri dhe në gjendje të dehur, vihet në pranga 75-vjeçari. Shërbimet e Policisë sekuestruan armën e zjarrit tip pistoletë, me krehër dhe fishekë të vendosur në të. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas informacioneve të marra nga inteligjenca informative se 1 shtetas i cili ndodhej në sheshin e Bashkisë Lushnjë, kishte armë zjarri me vete, vlerësuan informacionin dhe shkuan menjëherë në vendngjarje, ku bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, i cili ishte në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit personal, në brez, iu gjetë 1 armë zjarri pistoletë bashkë me krëhërin me 7 fishekë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K., 75 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy