Sherr në një lokal në Korçë, plagoset një person

Sherr në një lokal në Korçë, plagoset një person

Një konflikt mes katër personave në një lokal në qytetin e Korçës ka përfunduar me një të plagosur.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për konfliktin është bërë një borxh që i plagosuri u kishte të dyshuarve, të cilët e kanë goditur me shkop bejsbolli.

Policia tha zyrtarisht se më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy