
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka filluar procedimi penal për dy shtetas të mitur, 9-vjeçarë.
Dyshohet se, për shkak të pakujdesisë, ata kanë ndezur zjarr në një banesë të braktisur. Si pasojë e zjarrit, është djegur një sipërfaqe toke dhe disa pemë frutore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.



