Gazetari Sokol Bregu foli në MCN Live mbi përplasjen e njerëzve të Agron Kapllanajt me agjentët e BKH-së. Bregu thekson se dhuna ndaj një funksionari të drejtësisë është e patolerueshme.

Megjithatë sipas gazetarit agjentët e BKH-së s’duhet të gjenin një mënyrë tjetër vrojtimi, jo duke përdorur dronin.
“Jo një agjent të BKH s’mund ta sulmosh, por asnjë njeri që është përfaqësues i shtetit. E kuptoj që në një moment mund të duket sikur po të bëhet një padrejtësi, por kjo është tjetër çështje. A është i lejueshëm droni të përdoret nga agjentët e BKH-së? Ligji e ka që po të ishte 300 metra larg s’do kishte problem, po ku ta di unë që s’ka dinamit, apo tritol. BKH duhet të gjente një mënyrë tjetër për ta survejuar. Ka mekanizma sa të duash.
Kur ka urdhër prokurori, duhet të vazhdojë, në fotografimin e objektit, etj. Përgjim do të thotë i fshehtë, s’mund të ketë përgjim mbi një objekt fizik. Si mund ta di unë që droni mund të ketë qëllim fotografimin. Unë shoh dronin gabim. Dhuna pastaj është e patolerueshme ndaj një funksionari të drejtësisë”.



