“Fijet” çmontojnë 9 kamera në Pogradec, nën hetim 5 persona

“Fijet” çmontojnë 9 kamera në Pogradec, nën hetim 5 persona

Policia e Korçës njofton se vijon faza e pestë e zbatimit të planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke çuar në 48 numrin të kamerave të çmontuara.

Policia njofton se ka çmontuar së fundi, 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin dhe inicioi hetimet për 5 shtetas në Pogradec, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në lagje dhe fshatra të qytetit të Pogradecit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Gjatë fazës së nëntë në nivel kombëtar, të këtij plani operacional, në lagjet nr. 1 dhe 3, Pogradec, si dhe në fshatin Buçimas, janë çmontuar 9 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit M. L., I. B., A. P., B. B. dhe P. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy