Video me përmbajtje për të rritur me fëmijë, arrestohet një person në Tiranë

Video me përmbajtje për të rritur me fëmijë, arrestohet një person në Tiranë

Një person është vënë në prangat e policisë së Tiranës, i akuzuar për shpërndarjen në rrjetet sociale të videove me përmbajtje për të rritur me fëmijë protagonistë.

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në funksion të hetimeve të një procedimi penal, i cili ndiqej me metoda speciale të hetimit, pas analizës të interceptimeve të impulseve dhe qelizave elektronike, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit E. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Pornografia me të mitur”.

28-vjeçari, në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, kryesisht në rrjetet sociale Instagram dhe WhatsApp, dyshohet se ka administruar dhe shpërndarë pamje sensitive në formë videoje me përmbajtje pornografike me të mitur.  

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular smartphone me të cilin është kryer kjo veprimtari, i cili do t’i nënshtrohet një ekspertimi të detajuar kibernetik.   

Hetimet për këtë procedim vazhdojnë me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy