Xhihadistët vrasin 35 civilë në Burkina Faso, shumica prej tyre gra

Xhihadistët vrasin 35 civilë në Burkina Faso, shumica prej tyre gra

Militantët xhihadistë në Burkina Faso i kanë vrarë 35 civilë, shumica gra, pasi e sulmuan një pikë kontrolli në provincën veriore, Soum.

Dhuna që shpërtheu në qytezën Arbidua, afër kufirit me Malin, zgjati disa orë, sipas një deklarate të ushtrisë. Në këtë sulm u vranë edhe shtatë pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 80 militantë.

Në mesin e 35 civilëve të vrarë ishin 34 gra. Presidenti i Burkina Fasos, Roch Marc Kabore, i shpalli dy ditë zie kombëtare për shkak të këtij sulmi.

“Aksioni heroik i ushtarëve tanë e ka bërë të mundur që të neutralizohen 80 terroristë. Ky sulm barbar e shkaktoi vdekjen e 35 civilëve, shumica prej tyre gra”, tha presidenti Kabore.

Për vite të tëra, Burkina Faso është përfshirë nga ekstremizmi islamik që është parë edhe në Mali, ku ushtria franceze u detyrua të ndërhyjë për t’i larguar nga pushteti grupet xhihadiste nga disa qytete.

Sulmet e shpeshta në pjesët veriore dhe lindore të shtetit kanë ndikuar që më shumë se një milion njerëz të zhvendosen nga shtëpitë e tyre, bazuar në të dhënat e Kombeve të Bashkuara.

Ndonëse ushtria e Burkina Fasos është trajnuar nga Franca dhe Shtetet e Bashkuara, ajo deri më tash ka dështuar që ta çrrënjosë dhunën ekstremiste, shkruan “The Guardian”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy