Merr flakë në ecje e sipër, digjet një makinë në tunelin Elbasan-Tiranë

Merr flakë në ecje e sipër, digjet një makinë në tunelin Elbasan-Tiranë

Një makinë është shkrumbuar e gjitha, pasi ka marrë flakë brenda tunelit Elbasan-Tiranë.

Policia bën të ditur se rreth orës 09:10 të mëngjesit të sotëm, në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtuese shtetasen E. D., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy