Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Dukagjin të Zef Gurit dhe plagosjen rëndë të të birit, Gjin Guri. Blutë e këtij qyteti thonë se autor i dyshuar është shtetasi Gjovalin Guri, i afërm me viktimën. Drejtori i Policisë së Shkodrës, Ervin Hodaj, doli në një konferencë për shtyp ku dha detaje edhe mbi ngjarjet kriminale që kanë ndodhur së fundmi në qarkun që ai drejton.



