Durrës/ Gjykata vë nën sekuestro pasuritë e të kërkuarit për trafik kokaine

Durrës/ Gjykata vë nën sekuestro pasuritë e të kërkuarit për trafik kokaine

Gjykata e Durrësit ka vendosur sekuestron e pasurive të 29-vjeçarit Klejdi Abdyli, i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik kokaine. Vendimi është marrë pas kërkesës së prokurorisë.

Nën sekuestro janë pasuritë e Abdylit dhe familjarëve të tij.29-vjeçari është vënë në pranga për llogari të drejtësisë italiane në maj 2019. Ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar, bazuar në urdhër-arrestin e vitit 2017 të lëshuar nga Gjykata e Peskaras, ppër akuzat “Trafikimi i narkotikëve (kokainë)” dhe “Organizata Kriminale”.

Pasuritë e sekuestruara:

•    Garazhd me sipërfaqe 160.91 m2, ndodhur në  Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

•    Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

•    Apartament me sipërfaqe 58.36 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

•    Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

•    Apartament me sipërfaqe 59.61 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

•    Apartament me sipërfaqe 114.5 m2, ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit I.A dhe E.A;

•    Apartament me sipërfaqe 69.92 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetases E.A;

•    Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;

•    Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;

•    Motomjet me targa AY__, në pronësi të shtetasit K.A;

•    Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetases Sh.A;

•    Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.A;

•    Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.

•    Llogarinë në Raiffeisen Bank, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy