Deputeti i PD Bledion Nallbati, është akuzuar nga një vajzë me banim në Devoll, lidhur me një incident ku shtetases në fjalë i është djegur për herë të dytë makina.
Ajo thotë se i është djegur makina pas një konflikti që ka pasur me Nallbatit, duke ngritur dyshime se ish-kryebashkiaku mund të jetë përgjegjës për ngjarjen.
Nallbati, në një reagim nga Gjermania, u shpreh i habitur mbi akuzat, duke bërë me dije se do të bëjë një kallëzim për shpifje.
Jam i habitur nga këto akuza. Unë kam patur vetëm një konflikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë më tepër. Besoj se është nxitur nga dikush tjetër për të bërë këto akuza. Sa i përket punonjësit tim nuk mbaj përgjegjësi për çdokënd që kam punësuar, me kë zihen dhe çfarë bëjnë. Sapo të kthehem nga Gjermania do bëj një kallëzim për shpifje”.



