
Një person i shpallur në kërkim, është vënë në pranga nga Policia Kufitare e Kakavijës, në hyrje për në Shqipëri.
I arrestuari është Enea Arapi, 28 vjeç, banues në fshatin Rrëmbec, Maliq.
Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas më datë 15 mars 2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur me kaçavidë një person.
Pas ndalimit të tij veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga policia e Korçës.



