Makina përplaset me karrocën, një i plagosur

Makina përplaset me karrocën, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. 

 

Një automjet tip “ Benz” është  përplasur me një karrocë, e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar. 

 

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut.

 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë Çlirim, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi F. R..

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. R., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy