Lëviznin me makinë me 104 kg kanabis, pranga dy vajzave greke dhe dy shqiptarëve

Lëviznin me makinë me 104 kg kanabis, pranga dy vajzave greke dhe dy shqiptarëve

Policia greke ka konfiskuar një sasi prej 104 kg kanabis në një automjet në Kalpaki. Por kësaj here transportuesit e lëndës narkotike nuk kanë qenë trafikantët shqiptar por dy gra të reja bashkë me djalin e njërës prej tyre 4-vjeçar.

Ato po udhëtonin në drejtim të Pireut, kur policia helene makinën në orët e para të mëngjesit jo shumë larg kufirit me Shqipërinë. Makina drejtohej nga një 33-vjeçare, ndërsa pasagjer ishte një 20-vjeçare dhe fëmija i vogël.

Gratë i thanë policisë se kishin marrë kanabisin në një rrugë rurale në Kalpaki, ndërsa policia nisi menjëherë aksionin për të kontrolluar zonën.

Bashkë me dy gratë greke, janë arrestuar edhe dy burra shqiptarë përkatësisht 26 dhe 21 vjeç, të cilët po udhëtonin me një automjet tjetër që kishin transportuar lëndën narkotike.

Droga dhe dy automjetet janë konfiskuar nga policia greke e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rrjeti të trafikut të drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy