Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë një shqiptar

Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë një shqiptar

Një shtetas shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Brescia të Italisë. Viktima ishte pasagjer në një automjet, momentin kur u përplas me një furgon.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është rreth 55 vjeç, megjithatë identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Sipas informacioneve, makina e cila po udhëtonte drejt Iseos u përplas me furgonin që vinte në drejtim të kundërt.

“Ai nuk mori kthesën, por shkoi drejt”, ka thënë një dëshmitar, duke iu referuar shoferit të furgonit. Tre ambulanca nxituan për në vendngjarje, por fatkeqësisht shqiptari nuk mundi të mbijetonte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy