
Një person është kapur me lëndë narkotike në Berat, të ndarë në doza gati për ta shitur.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një person shpërndante lëndë narkotike kanabis sativa, u bë arrestimi në flagrancë i D.H., 36 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në banesë, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 85 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa dhe një peshore elektronike.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.



