Masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Shkodrës/ Zhvillohet seanca gjyqësore ndaj rusit Kokunov, të kërkuar nga Interpol

Masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Shkodrës/ Zhvillohet seanca gjyqësore ndaj rusit Kokunov, të kërkuar nga Interpol

Mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër janë marrë masa të forta sigurie.

Siç njofton korrespodenti i MCN tv nga Shkodra, sot do të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Igor Kokunov, 59 vjeçari i arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar në Rusi.

 Mësohet se masat e rrepta të sigurisë janë ndërmarrë për shkak te informacioneve se bandat e Beogradit mund të ndërhyjnë për lirimin e tij.

Kokunov akuzohet për afro 30 vrasje ne Rusi ndërsa cilësohet edhe si koka e grupeve kriminale në Beograd, kryeqytetin e Serbisë.

Gjate qëndrimit në burgun e Reçit, ka patur informacione se bandat serbe mund të ndërhynin për arratisjen e tij ndaj janë marrë masa ekstreme sigurie duke bllokuar të gjithë rrugën e gjykatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy