Festimet për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së/ Aviacioni Civil: Nesër kufizohen fluturimet mbi zonën e Pallatit të Kongreseve

Festimet për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së/ Aviacioni Civil: Nesër kufizohen fluturimet mbi zonën e Pallatit të Kongreseve

Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se, në kuadër të aktiviteteve për festimin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të vendoset një kufizim i përkohshëm i fluturimeve mbi zonën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

 

Sipas njoftimit zyrtar, kufizimi do të jetë në fuqi më 17 qershor 2026, nga ora 18:00 deri në orën 21:00, në një lartësi deri në 120 metra mbi nivelin e detit dhe brenda një rrezeje prej 150 metrash nga qendra e Pallatit të Kongreseve.

 

Për këtë periudhë kohore, nuk do të lejohet operimi i mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) në zonën e kufizuar. Kufizimi do të publikohet edhe përmes NOTAM-it përkatës, në bashkëpunim me Albcontrol.

 

Njoftimi 

Të nderuar përfaqësues të medias, Autoriteti i Aviacionit Civil ju informon se, në kuadër të aktiviteteve për festimin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të sigurisë dhe në bashkëpunim me Albcontrol, do të vendoset një kufizim i përkohshëm i fluturimeve mbi zonën e Pallatit të Kongreseve.

 Kufizimi do të jetë në fuqi më datë 17 qershor 2026, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (ora lokale), në një lartësi deri në 120 metra mbi nivelin e detit me nje rreze 150m nga qendra e Pallatit te Kongreseve, dhe do të publikohet nëpërmjet NOTAM përkatës. 

Për këtë periudhë kohore, operimi i mjeteve ajrore pa pilot (dronë) në zonën e kufizuar nuk do të lejohet. 

Duke marrë në konsideratë se disa media mund të planifikojnë përdorimin e dronëve për mbulimin mediatik të aktivitetit, ju lutemi të merrni masat e nevojshme për të shmangur planifikimin ose kryerjen e fluturimeve gjatë periudhës së kufizimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy