
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 4 personave të dënuar më parë në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë ata kanë qenë kryesisht të implikuar në trafikun e drogës dhe prostitucionin.
Formulari u është dërguar shtetasve: A. T., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; V. K., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; D. B., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostuticionit në rrethana rënduese”; M. Sh., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.



